Gjatë takimit të organizuar sot nga Dhoma Amerikane e Tregtisë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar sulmet kibernetike që Irani ka bërë ndaj faqeve zyrtare të qeverisë.
Veliaj theksoi se me sulmin kibernetik Irani kërkoi të godasë mënyrën tonë të jetesës.
“Patëm një bisedë shumë interesante në Uashington, me të cilët kemi një partneritet, dhe disa kryebashkiakë dhe unë kishin shqetësimet tona, që ky sulmi kibernetik nga Irani, jo vetëm që është i lig në kuptimin politik, por gjithashtu prish, ndërpret disa nga shërbimet tona. Shumë njerëz nuk e dinë, që përveç panoramës së madhe, qyteti i Tiranës në qershor dhe në korrik nuk mund të kishte qasje në këto lejet që jepen online. Dhe nuk jam këtu për t’u ankuar, por jam këtu për të thënë që ky nuk është thjesht një akt politik, por ka pasoja, dhe duhet të jemi të përgatitu çfarë kemi parë. Që thonë qytetarët, meqë jemi tani të ekspozuar nga pikëpamja dixhitale, duhet të mbyllemi sa i takon transparencës, buxheteve të hapura, por mendoj që kjo nuk është zgjidhja, pasi gjithmonë ka një mënyrë për t’u përgatitur dhe për t’i lënë jashtë të gjitha këto sulmet e liga, dhe të vazhdojmë të jemi transparentë, të hapur, t’i angazhojmë qytetarët, të lejojmë qasjen në informacionin e rëndësishëm, dhe nuk duhet t’u drejtohemi ekstremeve. Dhe çfarë mund të na thonë sot ekspertët nëse kemi një mënyrë teknologjik, në mënyrë që të jemi transparentë dhe të mbrojtur nga këto forcat që po përpiqen të prishin mënyrën tonë të jetesës”, tha Veliaj.