Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka marrë pjesë në takimin Ministror “Formësimi i sigurisë kibernetike globale një thirrje për veprim për të promovuar sjelljen dhe kapacitetin e përgjegjshëm të shtetit”, që u mbajt në New York.
Me anë të një postimi në rrjetin e saj social Twitter, Xhaçka shkroi se është e rëndësishme të përmirësohet bashkëpunimi dhe partneriteti, duke shtuar se duhet të invesohet edhe në sigurinë kiberetike.
“Diskutim i frutshëm në takimin ministror “Formësimi i sigurisë kibernetike globale një thirrje për veprim për të promovuar sjelljen dhe kapacitetin e përgjegjshëm të shtetit”.
Kërcënimet kibernetike janë komplekse, shkatërruese, kërcënuese dhe gjithnjë e më të shpeshta. Shqipëria sapo ka përjetuar një sulm brutal të sponsorizuar në shkallë të gjerë nga një shtet i caktuar.
Është thelbësore të përmirësohet bashkëpunimi dhe partneriteti dy dhe shumëpalësh dhe të investohet në sigurinë kibernetike”, shkroi Xhaçka.