Pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës që ndodhën në veri të vendit, presidentja Vjosa Osmani është takuar më strukturat e sigurisë së vendit, bën të ditur Express.
Në mbledhjen që ka përfunduar ajo ka diskutuar për sigurinë në vend dhe për masat që duhet të ndërmerren.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, njoftuan për katër sulme ndaj policisë për tri ditë rresht. Kundër policisë është shtënë me armë zjarri AK-47, granata dhe metoda të tjera për të penguar atë në përmbushjen e detyrës.