Kryeministri i vendit Edi Rama, në fjalimin që mbajti në Asamblenë e Partisë Socialiste me tone të ashpra ka hedhur dhe akuza te rënda ndaj SPAK. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi I deputetit të PD, Belind Këlliçi.
Në një dalje për mediat, nga selia blu, Këlliçi tha se Ramën e ka kapur paniku. Gjithashtu deputeti deklaroi se nuk ka hallin e drejtiësisë, por hallin e tij personal dhe të karriges, të cilën po e mban me presion. Më tej Belindi u shpreh se ka informacione të besueshme rreth disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij.
“Kush ka dëgjuar Ramën të sulmojë SPAK e kupton hallin e tij dhe të qeverisë së korruptuar që e drejton prej me shumë se 9 vjetësh.
Klithmat e Ramës më shpëtoni nga Berisha tregojnë panikun që e ka kapur dhe gjendjen e tij të pashpresë.
Sulmi i përsëritur i Ramës kundër SPAK ka të bëjë me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë. Kjo edhe në bazë të një sërë informacionesh të besueshme në lidhje me disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij.
Sulmi i tij është mesazhi i koduar ndaj SPAK që SPAK të tërhiqet me çështje që prekin Ramën dhe njerëz të afërt të tij”, u shpreh Belind Këlliçi.