Sulmet në veri të Kosovës, prokuroria e Mitrovicës ende asnjë hetim

Një sërë incidentesh janë shënuar mbrëmjen e së dielës në veri të Kosovës, ku janë raportuar dhe sulme me armë ndaj forcave të policisë.

Për të gjitha këto sulme, të cilat kanë ardhur nga agresioni serb pas vendimeve të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit, prokuroria e Mitrovicës ende nuk ka marrë një vendim për fillimin e hetimeve.

Një ditë para se të hynin në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, grupe të organizuara serbësh bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në 9 lokacione të ndryshme janë vendosur barrikada, të cilat tanimë janë larguar dhe pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë hapur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *