Duket se qytetit të Gramshit nuk i ndahen sulmet. Pasi dy ushtarë u sulmuan nga 3 shtetas të huaj, që dyshohet se janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse, pre e një sulmi ka rënë edhe kryebashkiaku i qytetit Klodian Taçe, të cilët hakërat i kanë vjedhur Facebook-un.
Ka qenë vetë Taçe që ka njoftuar hakerimin në një status në profilin e tij personal, ku bën me dije se deri në momentin që do të rimarë kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili i tij personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh.
“Përshëndetje të gjithëve!
Prej ditës së sotme, ‘Klodian Taçe-Faqja Zyrtare’ është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë të rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh. Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ‘Klodian Taçe – Faqja Zyrtare’”, shkruan kryebashkiaku i Gramshit.