Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës u vra bashkë me gruan e tij nga bombardimet ruse në qytetit jugor të Mykolaiv, gjatë natës së djeshme.
Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa dyshohet se kan mbetur të vrarë kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Vadatursky ishte themeluesi dhe pronari i kompanisë m të madhe të tregtimit të drithërave “Nibulon”.
74-vjeçari një nga menaxherët më të njohur në botën e biznesit të Kievit, pak kohë më parë ishte vlerësuar gjithashtu me çmimin “Hero i Ukrainës” për kontributin e tij në sektorin e dridhërave.
Sipas një vlerësimi të bërë nga revista “Forebes” në vitin 2020 Oleksiy Vadatursky zotëronte një pasuri me vlerë prej 450 milion dollarësh
“Kontributi i tij në zhvillimin e industrisë bujqësore dhe të ndërtimit të anijeve, zhvillimin e rajonit është i paçmuar”, tha Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych, raportojnëmeidat ndërkombëtare.
Nibulon ka ndërtuar shumë ndërtesa magazinimi dhe infrastruktura të avancuara teknologjike për eksportimin e grurit.