Një e mitur dy-vjeçare është vrarë dhe 22 persona tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi ajror rus, në një zonë të banuar me civilë në qytetin ukrainas, Dnjipro.
Trupi i saj është nxjerr nga rrënojat e një shtëpie përgjatë natës.
Serhiy Lysak, guvernator i rajonit në Dnjipro, ka thënë se pesë prej të plagosurve janë fëmijë, dhe tre djem janë në gjendje në rëndë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka fajësuar Rusinë për sulmet, mirëpo Kremlini ende nuk ka bërë ndonjë koment.
Zelensky ka thënë se shpërthimet në Dnjipro kanë qenë të qëllimshme.
Shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku janë aktivizuar sistemet ajrore për mbrojtje.
Përgjatë natës, sirenat janë dëgjuar në gjithë shtetin.
Sulmet ajrore ruse janë intensifikuar në javët e fundit mbi Ukrainë, pasi ka pritje për nisjes së kundërofensivës së Kievit, me qëllim të rikthimit të territoreve të pushtuara nga forcat ruse, prej nisjes së luftës.
Zelensky ka thënë më 3 qershor se forcat ukrainase janë gati që ta nisin kundërofensivën.
Mirëpo, më vonë, një ndihmës i ngushtë i Zelenskyt, Uhor Zhovkva, ka thënë se shteti i tij ende nuk është gati të nisë diçka të tillë.
Duke folur për gazetën britanike Sunday Times, Zhovkva, e ka përmendur si arsyetim mungesën e armëve dhe municionit. /REL