Organizata e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë kundër sulmeve seksuale e cila synon të sigurojë akses në drejtësi për viktimat e një abuzimi të tillë.
Mediat e huaja e kanë konsideruar si historike këtë rezolutë, pasi është hera e parë që OKB njeh përdhunimin në kohë paqeje.
OKB ka kërkuar që vendet të marrin masa efektive, brenda kuadrit të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar, për të ndihmuar viktimat që të kenë akses në drejtësi.
Sakaq në ekspozitën e organizuar nga një organizatë në Nju Jork me titull “Çfarë kishe veshur?” , theksohej se veshja e viktimës nuk duhet të ketë asnjë ndikim në hetimet për përdhunim.