Sulmet terroriste të 11 shtatorit, Ambasada e SHBA në Tiranë përkujton viktimat

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përkujtuar sulmin e 11 shtatorit të ndodhur 21 vite më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka njoftuar se anëtarët e saj janë mbledhur për të nderuar viktimat që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike.

“Kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001. Anëtarët e komunitetit të ambasadës së SHBA u mblodhën për të nderuar ata që humbën jetën gjatë ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit, 2001.

I Ngarkuari me Punë Demian Smith shenjoi 21 vjetorin me një moment heshtjeje dhe u tha pjesëmarrësve se sado kohë të kalojë nuk do t’i harrojmë kurrë viktimat dhe heronjtë e 11 shtatorit”, shkruhet në postim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *