Sulmi drejt Top Channel, kryebashkiaku Veliaj: Akt kriminal, të zbardhet ngjarja e rëndë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka cilësuar akt kriminal sulmin me armë drejt godinës së Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë. Ai shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimës dhe bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

“Sot jemi të gjithë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të ngjarjes”, shkroi Veliaj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *