Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.
Stolenberg shkruan se NATO mbështet Shqipërinë dhe dënon fuqishëm sulmin.
“Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj #Shqipërisë, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. #NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë rojet tona: për të penguar, mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike”, ka shkuar ai.