Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pohuar se në mëngjes në veri të vendit ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës. Sakaq, ai ka thënë se ky është sulmi i katërt në tri ditët e fundit. Sipas Sveçlës, zyrtyarët policorë janë sulmuar derisa po shkonin për të realizuar ndërrimin.
Ndërkohë sumi sipas ministrit ka ndodhur me granatë dore dhe kallash.
“Në vëri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.
Grupe të ndrysme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmi parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës.
Sulmi i dytë ka ndodh me gurë. Sulmi i tretë ka ndodh mbramë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, tha ai.