“DW” shkruan se gjatë një sulmi izraelit nga ajri, sipas të dhënave të organizatës palestineze, Gjysmëhëna e Kuqe janë goditur edhe civilët. Në platformën X thuhet se, ka pasur të vdekur dhe të plagosur pas bombardimit të dielën (26.05.) në veriperëndim të Rafahut.
Sipas të dhënave palestineze kanë humbur jetën 22 vetë. Një numër i madh personash janë ende në rrënoja, bëri të ditur një zëdhënës i organizatës palestineze.
Numri i viktimave pritet të rritet, ende skuadrat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në lagjen e prekur Tal-al-Sultan, e cila ndodhet dy kilometra në veriperëndim të qendrës së Rafahut.
Gjysmëhëna e Kuqe palestineze ka deklaruar, se zona e prekur është një nga zonat e zgjedhura humanitare për ata që duhej të largoheshin nga luftimet. Të dhënat e ndihmësve vullnetarë nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Sipas një zëdhënësi të organizatës islamiste Hamas nga sulmi izraelit kanë humbur jetën 35 vetë, shumica gra e fëmijë. Hamasi kategorizohet si organizatë terroriste nga BE, SHBA, Gjermania e mjaft vende të tjera.