Sulmi kibernetik/ Berisha: Të dhënat u vodhën nga hakerat qeveritarë, ‘lanë duart’ nga mafia

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se shteti ndodhet në duart e mafies, pasi mijëra të dhëna nga sistemet janë elaboruar.

Berisha theksoi se të dhënat kanë dalë nga hakerra qeveritarë, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të fshirë lidhjen e këtyre të fundit me mafien.

“Shteti funksionon si shtet i mafias. Janë publikuar 105 mijë emra të dyshuar, hetuar nga policia për krime të ndryshme. Nga sistemi janë ekspozuar emra në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata që janë në vëzhgim, hetim dhe shqyrtim për aktivitete të ndryshme. Është moment i rrezikshëm, në këtë shtet ndodhet në duart e krimit. Shqipëri bëhet vendi më i rrezikshëm, pasi paralajmëron kështu kontingjente se janë në mbikqyrje policiore. Informoj se nga dta 15 korrik deri më sot nuk është marrë asnjë mbrojtje për sistemet. Sistemet janë në mëshirë të atyre që po e sulmojnë, TIMS sipas burimeve serioze është sulmuar nga hakerra qeveritar, për të fshirë lidhjet me kriminelët. Krimi po bashkëpunon me politikën, nxjerrja e të dhënave të KARTOTEKËS përbën shkeljen më të rëndë. Dënoj me ashpërsi këtë veprimtari kriminale, shtetërore dhe e kam të qartë se iranianët sulmuan e-Albania, por të dhënat faktojnë se ata nuk janë të vetëm”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ministria e Kulturës do të vijojë të mbështesë të rinjtë e talentuar me nisma që u japin mundësi të ndajnë me publikun krijimtarinë e tyre.

Fondi i Teatrit për të Rinj u jep mundësi të regjisorëve si Kjara Gjergji të evidentohen në skenën teatrore dhe të çojnë energjinë dhe freskinë e tyre në skenat e qyteteve të tjera, tej Tiranës.

“Lojra në oborrin e pasëm” vijon të shfaqet në Pallati Kultures Ndue Shyti – Puke. ??

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *