“Sulmi ka qenë i mirorganizuar në shumë drejtime. Mund të jetë dhe sulm nga grupe interesi të brendshme, mbetet për t’u hetuar”.
Kështu shprehet eksperti i IT, Genti Progni në lidhje me sulmin kibernetik që po përballet vendi ynë.
Progni tregoi se janë sulmuar dhe portale të vogla, që sipas tij do të thotë që sulmi ka qenë i shtrirë në shumë drejtime dhe jo vetëm kundër institucioneve.Ai sqaroi se sulmi ka qenë me dy metoda: sulm DDOS për të rrëzuar serverat dhe ransomware për të marrë dhe criptuar të dhënat.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi sot se vendi ynë po përballet me një sulm kibernetik. Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë./euronews