Sulmi kibernetik godet faqet e qeverisë ukrainase, zyrtarët: Pas sulmit fshihet Rusia

Faqet e internetit të qeverisë  ukrainase janë goditur nga një sulm kibernetik duke bërë që disa faqe me rendësi të jenë të bllokuara.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Ukrainës  është shprehur për  agjencinë e lajmeve Reuters se është shumë herët për të thënë se kush qëndron pas sulmit, por deklaroi  se Rusia  ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Sulmi kibernetik, i cili goditi ministrinë e jashtme, kabinetin e ministrave, këshillin e sigurisë dhe mbrojtjes vjen pasi Kievi dhe aleatët e tij kanë paralajmëruar një sulm të mundshëm rus në Ukrainë.

‘I gjithë informacioni juaj është bërë publik, kini frikë dhe përgatituni për më të keqen. Kjo është për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen’- thuhej në një mesazh i cili u shfaq  në gjuhën ruse, polake dhe ukrainase në të gjitha faqet e hakuara.

Ministria e Jashtme ruse nuk i është përgjigjur akuzave por më parë  Rusia ka mohuar se  ka gisht  në këto sulme kibernetike .

Kjo ngjarje vjen pasi bisedimet Rusi-NATO nuk sollën zhvillime pozitive. Kremlini i quajti krejtësisht të pasuksesshme bisedimet e kësaj jave.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *