Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.
Osmani shprehet se Kosova është krah Shqipërisë, ku thekson se e dënon ashpër sulmin.
“E dënojmë fuqishëm sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne i qëndrojmë pranë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe bëjmë thirrje që Irani të mbahet përgjegjës për këtë veprim të paprecedentë”, thuhet në njoftimin e presidencës.