Sulmi kibernetik i Iranit/ Shtëpia e Bardhë: Mbështesim Shqipërinë për të përforcuar sigurinë

Shtëpia e Bardhë ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean Pierre shprehet se Shqipëria ka mbështetje të plotë për të përforcuar sigurinë kiberetike.

Sakaq shton se aleatët e NATO-s janë duke diskutuar në lidhje me një artikull 5.

“Roli ynë këtu është të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të vënë para përgjegjësisë Iranin dhe të punojmë me Shqipërinë për të përforcuar sigurinë e saj kibernetike, si dhe të fuqizojmë normat e sjelljes së përgjegjshme shtetërore në hapësirën kibernetike. Kjo është ajo që do të bëjmë dhe do të jemi një aleat ndihmues në atë drejtim. Aleatët në NATO i marrin vetë vendimet e tyre sovrane se si t’i kundërpërgjigjen sulmeve kibernetike, përfshirë nëse do të thërrasin artikullin 5, pasi e di që njerëzit kanë pyetur rreth tij, prandaj kjo i takon aleatëve në NATO. Ju e dini, ka një proces për këtë. Është një proces i shumëfishtë përpara se ne mund të aktivizojmë Artikullin 5, pra edhe njëherë, kjo është një çështje që aleatët në NATO do ta diskutojnë”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *