Afati i regjistrimeve për klasat e para dhe të dhjeta është shtyrën deri në një datë të pacaktuar.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila njofton se kjo shtyrje është si pasojë e sulmit kibernetit ndaj platformës e-Albania.
“Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.
Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit.
Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit”, shkruan ministrja në ‘Facebook’.