Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, takoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ku pas takimit ka dhënë edhe një deklaratë për mediat.
Kim ka folur për sulmin kibernetik ndaj vendit tonë nga Irani, ku deklaroi se SHBA do të jetë të marrë veprime në mbrojtje të Shqipërisë.
“Në fakt si pjesë e traditës, takohemi me kryetaren e Parlamentit në fillim të sezonit parlamentar.
Po e përdor këtë rast për të folur mbi sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë
Kemi parë deklaratën e bërë nga Rama dhe Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë e qartë dhe kur miku ynë dhe aleati, Shqiëria është nën ulmn, SHBA do ndërmarrin vëeprime. Që kur miku ynë është në sulm, SHBA do të marrë veprime në mbrojtje të tij”, tha Kim.