Pas sulmit kibernetik të ndodhur mbrëmjen e djeshme ndaj sistemit TIMS, Aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, ka reaguar duke bërë me dije se problemet me sistemin janë momentale dhe fluturimet vazhdojnë sipas planit.
Në reagim u kërkohet qytetarëve të jenë të pranishëm në aeroport 2 orë e gjysmë para orarit të fluturimit.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojnë pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara fluturimit për të shmangur çdo shqetësim”, thuhet në njoftim.