Ministria e Brendshme ka njoftuar se dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS.
Ndërkohë, Ministria bën të ditur se shumë shpejt do të ketë rikthim të plotë të sistemit në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.
Njoftim i Ministrisë së Brendshme:
Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.