Sulmi kibernetik nga Irani, Çuçi: Aleanca me NATO-n na krijon siguri, kemi rritur filtrat mbrojtës

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka komentuar sulmin kibernetik nga Irani për faqet qeveritare.

I ftuar në ‘Top Channel’, Çuçi tha se se vendimi për të ‘ngrirë’ marrëdhënien me Iranin nuk ishte një vendim i lehtë, por aleanca me NATO-n e bën Shqipërinë një vend të sigurt.

Sakaq shoi se qeveria ka përforcuar filtrat mbrojtës ndaj platformave qeveritare dhe se tashmë kërkohet një vigjilencë më e lartë pas sulmit.

“Ne jemi shumë alert (vigjilentë), pas sulmit të fundit i kemi përforcuar edhe filtrat mbrojtës të asaj platforme digjitale, për të ndërvepruar si qeveri, por në një klimë të tillë ne do të jemi alert padiskutim, është një veprim që nuk është i lehtë për t’u marrë, por ndihemi shumë të sigurt sepse jemi pjesë e aleancës më të fuqishme siç është NATO dhe shteteve anëtare të NATO-s. Ne kemi partneritet nga partnerët strategjikë, kemi partnerë të ngushtë, na kanë ndihmuar edhe ekspertë të FBI, kopnkluzioni i arritur pas sulmeve që i janë bërë Shqipërisë muajt e fundit kanë qenë agjencitë shtetërore iranine. Sulmi i fundit ka burim agjencitë qeveritare iraniane, ata kanë vepruar për të bërë një bllokim, kjo është vërtetuar 100%, ky konsiderohet një sulm ndaj sovranitetit të vendit, është njësoj si të sulmohej me raketa një godinë e qeverisë, por sot në kohët moderne nuk janë sulmet me raketa, por ne do t’i shkojmë betejës kibernetike. Ky është një sulm, nuk mund të jetë një akt lufte, e kanë thënë qartë edhe aleatët e NATO-s që ky është një sulm ndaj aleatëve të NATO-s edhe ne do të jemi krah. Nuk mendoj se duhet ta ekzagjerojmë, por ky është një sulm. Ky nuk ishte vendim i papritur, ne kemi pasur goxha shkëmbime, kemi akuzuar për terrorizëm shtetas iranianë, kemi shpallur non-grata. Besoj se dihet marrëdhënia jonë që kulmoi me sulmin ndaj shtetit shqiptar, prandaj u detyruam të merrnim vendimin ekstrem. Ne jemi në gjendje të ruajmë 100 sigurinë e Shqipërisë”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *