Kryeministi Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim, ku do t’i përgjigjet pyetjeve që qytetarët i kanë drejtuar në rrjetin social ‘Facebook’.
I pyetur në lidhje me sulmin kibernetik, Rama tha se shqetësimi qëndron por më e keqja ka kaluar.
Pavarësisht se qëllimi i agresorëve ka qenë zhduja e të dhëna, kjo gjë nuk është arritur theksoi ai.
Pyetje: Sa e përgatitur është Shqipëria për sulmin kibernetik?
Rama: Është shqetësim i madh i ri, ndaj dhe këto flukse sulmesh nga institucioni që koordinon projektin e revolucionit digjital luftarak në botën e internetit dhe sistemeve. Agresion i egër me qëllim të qartë, zhdukjen e të dhënave duke na lënë në një tokë të zbrazët. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë të lehta. Sistemet janë kthyer në punë, të dhënat janë irelevante, një pjesë e tyre janë publikuar. Nuk janë publikuar dokumente sekrete, disa u përpoqën të bënin diziinformim. Kjo luftë vazhdon dhe ne jemi në kushtet kur duhet të përballemi.