Sulmi kibernetik/ Raporti i një viti më parë: Bankat janë të sigurta

Sulmi kibernetik ndaj platformës qeveritare e-Albania në 15 korrik të këtij viti dhe ndaj sistemeve të policisë në 9 shtator nuk ishte një rrufe në qiell të hapur.

Mediat kanë siguruar një urdhër të dhënë nga Kryeministri Rama në nëntor të vitit të kaluar për ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune me qellim përmirësimin dhe garantimin e sigurisë kombëtarë kibernetike. Por pavarësisht se ky grup përbëhej nga 6 institucione që do të takoheshin në mënyrë periodike dhe brenda shkurtit të këtij viti do të duhet të kishin garantuar sigurinë kombëtare kibernetike, sulmet treguan se kjo nuk u arrit.

Në këtë grup pune që drejtohej nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi janë anëtarë nga Agjencia Kombëtarë e Shoqërisë së Informacionit; Njësisë C të Hetimit të Krimeve Kibernetike, në Policisë së Shtetit; Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; Shërbimi Informativ i Shtetit dhe një përfaqësues nga Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike. Pavarsisht se në letra shteti Shqiptar ka 7 ligje dhe 2 strategji që lidhen me krimet kibernetike situate në realitet është shumë ndryshe. Shqetësim është ngritur për sistemin e ujësjellësave tek të cilët nuk aplikohen masa sigurie kundër krimeve kibernetike. Grupi i punës thotë se sektori i transportit rrugor nuk përmbush detyrimet të rregullave minimale të sigurisë kibernetike. Ndërsa në sektorin e transportit ajror janë përmbushur mjaftueshëm detyrimet e rregullave të sigurisë ndaj sulmeve kibernetike. Më normale situata është në sistemin bankar që sipas tyre ka një mjedis të sigurt kibernetik ndërsa në atë energjetik sistemet mbrojtëse janë duke u implementuar.

Në relacionin e përpiluar thuhet se infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit që administrohen nga institucionet publike, të alokuara pranë datacenter-it qeveritar të menaxhuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, aplikohen të gjitha masat e sigurisë konform legjislacionit në fuqi dhe ISO 27 001 të cilat pas dy sulmeve të ndodhura dëshmuan se nuk janë edhe aq të mjaftueshme./tch

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *