Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online qeveritare.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje.
“Kundërofensiva e AKSHit dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!”, shkruan ai.