Sulmi mafioz/ Ambasada e SHBA: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka reaguar në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj televizionit “Top Channel”. Si pasojë mbeti i vrarë roja i sigurisë. Me anë të një njoftimi, ambasada nxit agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë.

“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *