Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur në qendër të Stambollit, ku si pasojë e një shpërthimi me bombë humbën jetën 6 persona si dhe mbetën të plagosur 53 të tjerë.
Erdogan deklaroi se ky mund të quhet një sulm terrorist, pasi të dhënat e para sinjalizojnë se mund të bëhet fjalë për terrorizëm. Më tej ai shtoi se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë.
“Përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot, e as nesër, ashtu siç nuk e arritën dje. Të jetë i sigurt kombi ynë se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë. Ndonëse mund të jetë e gabuar të quhet terrorizëm në terma absolutë, të dhënat e para sinjalizojnë se mund të bëhet fjalë për terrorizëm”, u shpreh Erdogan.
Shpërthimi ndodhi në rrugën Istiklal në Stamboll dhe u shkaktua nga një “sulm me bombë”. Autoritetet turke dyshojnë për një sulm të mundshëm terrorist.