Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dënuar sulmin sipas tij kriminal ndaj televizionit të Top Channel. Ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimës që humbi jetën si pasojë e sulmit, Çuçi bën me dije se institucionet janë angazhuar në zbardhjen e plotë, për të çuar autorët para drejtësisë.
“Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me #TCH.”, shkruan ministri.