Sulmi me dron në Kremlin, Moska akuzon SHBA: Ukraina bën atë që i thonë

Moska ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikes për sulmin me dronë në Kremlin.

“Vendimet mbi sulme të tilla nuk merren në Kiev por në Washington. Ukraina bën vetëm atë që i thonë të bëjë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov. Ai nuk ofroi asnjë të dhënë që të mbështesë pretendimet e tij por tha se një hetim urgjent kishte nisur.

Ditën e mërkurë, zyrtarë amerikanë thanë se shtëpia e bardhë nuk kishte asnjë paralajmërim për një sulm me dron kundër Kremlinit me sekretarin e shtetit Anthony Blinken që vuri në dyshim akuzat e Rusisë. “Nuk mundem në asnjë mënyrë t’i konsideroj si të vwrteta pretendimet e Mokës. Unë do të trajtoja me shumë rezerva çdo gjë që buron nga Kremlini. Do të shohim se si cilat janë faktet”, tha Blinken.

Ukraina mohoi gjithashtu përgjegjësinë për sulmin, me presidentin Zelenksy, që tha se lufta e tyre nuk është kundër Putinit por për mbrojtjen e territoreve të veta.

Në atë që duket të jetë një reprezalje ndaj atentatit me dron, Rusia ndërmori një valë sulmesh me raketa e dronë në Kiev, Odesa, Zaporizhia e qytete të tjera, që sipas autoriteteve ishte më intensivja që prej fillimit të vitit.

Më herët gjatë së mërkurës, të paktën 23 vetë humbën jetën në një sulm në rajonin e Kherson, mes të cilëve klientë e punonjës të një supermarket dhe një kompanie energjetike. Por paralelisht me Ukrainën as Rusia nuk po gjen qetësi. Një rafineri nafte u vu në shënjestër të një sulmi me dron, i fundit në radhën e incidenteve të tilla qe kanë përfshire Rusinë ditët e fundit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *