Të paktën dhjetë persona kanë mbetur të vrarë në Kanada, pasi janë qëlluar me thikë nga dy persona.
Mediat e huaja bëjnë me dije se si pasojë e sulmit kanë mbetur të plagosur dhe 15 të tjerë, si dhe janë shpallur në kërkim autorët Damien Sanderson dhe Myles Sanderson.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili përmes një postimi në ‘Twitter’ shkruan:
“Sulmet në Saskatchewan sot janë të tmerrshme dhe zemërthyese. Jam i tronditur dhe i shkatërruar nga sulmet e tmerrshme sot në James Smith Cree Nation dhe Weldon, Saskatchewan, që morën jetën e 10 njerëzve dhe plagosën shumë të tjerë. Ata që janë përgjegjës për sulmet e neveritshme të sotme duhet të sillen plotësisht para drejtësisë.”