Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD Floriana Garo tha se ky sulm ka dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare, ku theksoi se është krijuar një kaos në lëvizjen e qytetarëve.
Sakaq shtoi se PD dënon ashpër këtë sulm, ku ka falënderon mbështetjen që SHBA , NATO dhe BE për mbështetjen që i kanë dhënë vendit.
“Këto ditë, hakera të regjimit të ajetullaheve iraniane kanë ndërmarrë një agresion të vërtetë ndaj infrastrukturës dixhitale të vendit duke kërcënuar rëndë sovranitetin e vendit, sigurinë kombëtare, dhe duke krijuar kaos të madh në shërbimet dhe lëvizjen e qytetarëve. Me këto sulme, Irani ka dhunuar si shtet zuzar ligje dhe konventa ndërkombëtare.
PD dënon me forcën më të madhe këto akte banditeske të regjimit teokratik iranian dhe falënderon me mirënjohje dënimin e këtyre sulmeve nga SHBA , NATO dhe BE.
PD gjithashtu vlerëson mbështetjen e tyre për Shqipërinë”, tha ajo.