Sulmi me armë ndaj televizionit “Top Channel” i mori jetën rojes së objektit, 60-vjeçarit Pal Kola. Ngjarja e rëndë u regjstrua pak pas mesnatës, teksa është ende e paqartë se në çfarë rrethanash ka ndodhur.
Sakaq, një automjet që dyshohet se është përdorur nga autorët është gjetur i djegur në Golem të Kavajës.
Automjeti ishte tip “Range Rover” me targa të vjedhura dhe brenda tij ishte arma e zjarrit tip kallashnikov që dyshohet se është përdorur për ngjarjen.
Të shtënat janë drejtuar nga dera kryesore e “Top Channel” dhe në vendngjarje janë gjetur rreth 25 gëzhoja. Më pak se 200 metra më tej është ‘shtëpia’ e spektaklit “Big Brother”.