Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në konferencën për mediat me Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka deklaruar se ngjarja ku u sulmuan dy ushtarakët shqiptarë po hetohen plotësisht, pavarësisht se kemi të bëjmë me një objekt te deklasifikuar.
Gjithashtu ai tha se Prokuroria e Elbasanit ka një akuzë për rusët që tentuat të futeshin me forcë në Uzinën e Përpunimit të Armëve.
Çuçi theskoi se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe se po hetohet plotësisht kjo ngjarje.
“Lidhur me hetimin dua që të ju them që ka një hetim dhe ka një akuzë nga Prokuroria e Elbasanit. Nuk e kemi nënvlerësuar, por as mbivlerësuar, ne po hetojmë me faktet dhe rrethanat për këtë ngjarje. Siç e tha edhe Ministri i Mbrojtjes, ky objekt është i deklasifikuar, përsëri nga rrethana si kanë tentuar që të hyjnë shtetasit e huaj, dhe dhunës së ushtruar, këta persona janë marrë nën hetim nga Prokuroria. Hetimi do të bëhet i plotë.
Këtu gjej rastin që të falënderoj edhe partnerët që në bashkëpunojmë që na kanë ndihmuar për ta zbardhur deri me detaje këtë histori. Kështu që un mendoj për çdo të dhënë në lidhje me këta persona të ja lëmë hetimin, dhe të ja lëmë Policisë dhe Prokurorisë zbardhjen e ngjarjes.
Padiskutim që ka turistë aventurierë, për të fotografuar objekte me rëndësi të veçante që janë të luftës së ftohtë, dhe në këtë kategori futet edhe këto objekte në Europën Lindore. Prandaj ne do ta hetojmë deri në fund këtë ngjarje.
Edhe pse kemi të bëjmë me një objekt të deklasifikuar , ne do të hetojmë në lidhje me qëllimin e arsyes së futjes në objekt”, tha Çuçi.