Pas sulmit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh. Ka reaguar Presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Përmes një një postimi në Facebook, Begaj shkruan se ngjarjen po e ndjek me vëmendje, në komunikim me SHPFA, strukturat e shërbimeve informative & ato ligjzbatuese. Gjithashtu ai iu ka uruar shërim të dy efektivë ushtarakë që mbetën të dëmtuar.
Postimi në Facebook i Begajt:
Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me vëmendje. Në komunikim të vazhdueshëm me SHPFA, strukturat e shërbimeve informative & ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj & mbështes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare?
Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë! ??”