Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për shpërthimin në sheshin Taksim në Turqi ku humbën jetën 6 persona dhe mbetën të plagosur 53 të tjerë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Xhaçka shkruan se lajmi është shokues dhe se lutjet shkojnë për familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa uron shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.
“Shokues shpërthimi në sheshin Taksim në Stamboll, Turqi. Lutjet tona shkojnë për familjet e atyre që humbën jetën dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme”, shkruan Xhaçka.
Ndërkohë, përmes Konsullatës së Përgjihshme të RSH në Stamboll bëhet e ditur se deri nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar, ndërsa është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke.