Gazetarja Anila Hoxha ka treguar detaje të reja në lidhje me sulmin ndaj “Top Channel”. Ajo tregoi se personi i parë që e ka parë të ndjerin në minutat e fundit të jetës ka qenë një kolege e saj.
“Dëshmitarja e parë ka qenë një kolege e imja që s’po ia përmend emrin, dhe ajo kishte mbaruar turnin dhe po priste oficerin e Policisë e traumatizuar dhe më thoshte “Pse po vonojnë?”
Është djegur një Range Rover, autorët, mënyra se si kanë lëvizur, tregon që ka qenë e mirëmenduar.
Ish-dhëndri i Pal Kolës, ky shtetas dyshohet se merret me trafikim klandestinësh, dhe është shoqëruar bashkë me një shokun e tij. Ai u ndalua në Vlorë dhe u mësua se ka qenë dhe në Gjirokastër ditën e djeshme edhe është lënë i lirë.
Përpikmëria, shpejtësia, makina që kishin zgjedhur, target e vjedhura…tregon për një mekanizëm mafioz të organizuar” – tha gazetarja për “Wake Up”.