Sulmi në Top Channel, reagon Basha: Autorët të vihen para drejtësisë

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar reagimeve për sulmin ndaj ambienteve të Top Channel, ku ka mbetur viktimë roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç. Basha bën thirrje që autorët përgjegjës për krimin të vihen para drejtësisë.

“Dënoj me forcë sulmin me armë ndaj tv kombëtar Top Channel me pasojë vrasjen e rojes së sigurisë. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e të ndjerit Pal Koka dhe bëj thirrje për vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi të rëndë kundër jetës, sigurisë dhe medias.”- shkruan Basha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *