Sulmi nga Irani/ Eksperti i Sigurisë: Hakerat nuk janë të zakonshëm por pjesë e shtetit lider në kibernetikë

Eksperti për çështjet e Sigurisë, Arben Çuko ka reaguar në lidhje me sulmet kibernetike në vendin tonë nga Irani.

Çuko për ‘News24’ tha se hakerat e sulmit nuk janë të zakonshëm, pasi sulmi i tyre ka qenë nga liderët botërore të luftës elektronike.

Sakaq shtoi se vendi ndodhet ende në një betejë kundër sulmit kibernetik.

“Një mbledhje e Këshillit të Sigurimit nuk e zgjidh dot. Këta hakerat, nuk janë të zakonshëm, janë pjesë e njësisë iraniane të luftës elektronike dhe jemi sulmuar nga një nga fuqitë liderë botërore të luftës elektronike. Pra duhet të kuptojmë se dhe është e qartë se jemi sulmuar nga një njësi e luftës elektronike dhe nga shtet lider në kibernetikë. Amerikanët kanë filluar të bëjnë plane për ngritjen e komandës së pestë strategjike. Pra edhe komandën e luftës kibernetike. Jemi sulmuar nga një fuqi shumë e madhe. Unë e shikoj çështjen më thjeshtë. Jemi në mes të një beteje”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *