Gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me sulmet kibernetike nga Irani.
Kikia për ‘News 24’, tha se vendi ynë do përballet me pasoja të rënda dhe se pritet të ketë trazira sociale.
Sakaq theksoi se niveli i besimit nga ana e qytetarit për shtetin ka rënë, pasi kjo e fundit nuk po mundet të zbulojë dot as autorët.
“Do të përballemi me pasoja. Nuk besoj që kjo të mos prodhojë trazira sociale dhe të mos shërbejnë si burim hakmarrjesh. Do të bjerë besimi në nivel minimal në marrëdhënien mes shtetit e qytetarit. Nëse mund të zbuloheshin edhe kush hackeroi të dhënat personale për të sulmet e të tjerëve, dhe fakti që kjo bëhej vë në bankën e të akuzuarit shtetit që kur do e zbulon dhe kur nuk do nuk e gjen autorin, ose varet nëse sulmi erdhi nga brenda apo jashtë. Qytetari nuk i beson më shtetit të tij”, tha ai.