Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë një konference për mediat tha se qëllimi i sulmit kibernetik nuk është arritur.
Peleshi u shpreh se vendi ynë duhet të tregohet më vigjilentë, ku theksoi se të dhënat e Ministrisë së Mbrojtes nuk janë sulmuar.
Sakaq shtoi se si anëtarë të NATO-s, Shqipëria ndihet më e mbrojtur.
“Shqipëria reagoi menjëherë duke ndërprerë mosdhënien me Iranin. Aleatët dënuan sulmin dhe dolën krah nesh. Rikthyem sistemin dhe platformat në shërbim të qytetarëve. Sulmet na treguan se duhet të jemi vigjilentë dhe të investojmë më tepër për sistemet. Investimet të shumta janë bërë por kjo është një luftë e re, lufta në Ukrainë ndryshoi skemën e sigurisë. Sistemet e Ministrisë së Mbrojtjes nuk u prekën, pasi janë të shkëputura por ne rritëm nivelin e sigurisë. Qëllimi i sulmit nuk u arrit, falënderoj aleancën e NATO-s për mbështetjen. Vizita e ekipit të sotëm është një dëshmi solidariteti dhe mbështetje ndaj vendit tonë. Aleanca na bën një vend të sigurtë por duhet të jemi vigjilentë, kapacitetet do rriten. Ndihemi fatlumë që jemi pjesë e NATo-së.