Sulmin me armë kallashnikov ndaj Top Channel e ka dënuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët gjithashtu kanë kërkuar zbardhjen me urgjencë të ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.
Akti shihet si cenim i lirisë së shprehjes dhe kërkohet nga autoritetet që të sjellin para drejtësisë personat që kryen aktin.
Akti shihet si cenim i lirisë së shprehjes dhe kërkohet nga autoritetet që të sjellin para drejtësisë personat që kryen aktin.
Top Channel u sulmua me armë pas mesnate, rreth orës 01:00. Autorët, të cilët dyshohet se ishin 4 janë larguar në drejtim të paditur.