Një ekip gazetarësh është sulmuar në veri të Kosovës, teksa raportonin mbi zhvillimet në një prej komunave pas tensioneve nga pala serbe.
Lidhur me situatën, ka reaguar dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) pas videove që po qarkullojnë me media ku shihen veturat e grupit të raportuesve me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e çara.
Në reagimin për mediat, AGK thekson se dënon këtë akt nga protestuesit dhe i ka bërë thirrje policisë dhe ndërkombëtarëve që të ofrojnë siguri për gazetarët.
“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thuhet në reagim.