Sulmohet ambasada shqiptare në Beograd

Një incident është shënuar ditën e sotme në ambasadën shqiptare në Beograd.  Një kalimtar ka hedhur një shashkë në oborrin e ambasadës, fatmirësisht aty nuk ka pasur njerëz.

Në atë moment brenda në godinë ka qenë ambasadori Ilir Boçka dhe personeli i ambasadës. Nuk janë shënuar dëme materiale dhe as në njerëz. Kjo ndodhi ndërsa dje serbët e Veriut të Mitrovicës e pritën me sulem zyrtarët doganorë të Kosovës, që ndodheshin aty në një aksion kundër kontrabandës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *