Sipas informacioneve të Cumhuriyet, një deputet nga partia e Kemal Kilicdaroglu është sulmuar. Konkretisht, sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të Partisë Popullore Republikane (CHP) Ozgur Ozel, deputeti i partisë, Ali Sheker dhe përfaqësues elektoral të partisë janë sulmuar në një fshat të Sanliurfas.
Në një postim në Twitter, Ozel u ankua se deputeti i Stambollit nuk ishte dakord me parregullsitë në procesin zgjedhor, duke çuar në sulmin ndaj përfaqësueve të opozitës dhe thyerjen e celularëve.
Deputeti është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. Sipas kryetarit të Komisionit të Lartë Zgjedhor, rezultatet pritet të shpallen të dielën në mbremje.
Ahmet Gener tha se numërimi zgjati më shumë më 14 maj sepse votimi përfshinte 24 parti politike që konkurronin për parlament dhe katër kandidatë që konkurronin për presidncën.
“Meqenëse në këto zgjedhje konkurrojnë vetëm kandidatët presidencialë, ne rezultatet do të dalin më shpejt”, tha ai, duke shtuar se votimi po ecën pa probleme.