Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në kampin dhe ambientet stërvitore të ekipeve kombëtare Hasan Doğan të Federatës Turke të Futbollit në Riva, teksa bordi drejtues po mblidhej. Bëhet me dije se 7 plumba kanë goditur zyrën presidenciale në godinën e TFF -së dhe dhomën e bordit që ndodhet në katin e poshtëm.
Mësohet se nga sulmi nuk ka të lënduar dhe janë shqyrtuar të dhënat e kamerave.
Kur në godinën u hap zjarr nga buza e përroit pranë Objekteve të Rivës dhe 7 plumba e goditën godinën, forcat e sigurisë të mbërritura në vendngjarje kontrolluan të gjitha kamerat e TFF-së. Dyshohet se sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre.