Sulmohet me gurë makina e policisë në Zveçan

Një makinë policie është penguar dhe sulmuar me mjete të forta nga protestuesit. Kjo konfirmohet nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai tha se si pasojë e sulmit me gurë, veturës i është thyer xhami.

“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, tha Kelani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *