Sulmohet sërish me armë zjarri Policia e Kosovës

Një njësi patrulluese kufitare e policisë së Kosovës është sulmuar mëngjesin e sotëm në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Mësohet se policia është sulmuar me armë zjarri, si dhe përveçse dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *