Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 38-vjeçare ka sulmuar me acid ish-të dashurin 36-vjeçar, ndërsa ndodhet ende në arrati. Mediat greke raportojnë se ajo është shprehur se ky ka qenë një akt i ndërmarrë për vetëmbrojte, pasi ish-i dashuri e dhunonte dhe e kërcënonte edhe pas ndarjes.
“Nuk është vitriol. Është acid dhe e kam blerë 100 euro në internet”, ka thënë autorja e sulmit, ndërsa tha se për më tepër e ka marrë përmes një poste private.
Gjatë një komunikimi që pati me një media, ku rrëfeu gjithë versionin e saj të historisë, u shpreh se ka qenë e dhunuar jo vetëm nga ish-i dashuri, por edhe nga vëllezërit dhe familjarët e tij.
“Motivi është i imi dhe e di më mirë se të afërmit e tij. Partneri më ka kërcënuar se nëse lidhem me dike tjetër do të më vrasë’, ka thënë ajo ndër të tjera.
Autorja e ngjarjes vazhdon të fshihet pasi pret të vetëdorëzohet e shoqëruar nga avokati i saj, si dhe për faktin se i frikësohet hakmarrjes nga familjarët e 36-vjeçarit.